Flash News

E-TJERA

Kryeministri italian për integrimin e Shqipërisë: Po ndjekim nga afër procesin, i rëndësishëm dhe për stabilitetin në Ballkan

Kryeministri italian për integrimin e Shqipërisë: Po ndjekim nga

Kryeministri italian Mario Draghi shprehu mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në konferencën e përbashkët me homologun shqiptar Edi Rama nga Roma, ai tha se Italia është duke ndjekur me vëmendje hapat që po ndjek Shqipëria për t'u bërë pjesë e bllokut.

Draghi theksoi se integrimi i Shqipërisë nuk është i rëndësishëm vetëm për vendin tonë, por dhe për stabilitetin në Ballkan. Ai foli dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.

"Italia e ndjek nga afër afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndjek dhe përshtatjen e standardeve shqiptare me ato të BE-së dhe do të vazhdojë ta bëjë. Integrimi është shumë i rëndësishëm si për Shqipërinë, por dhe për stabilitetin në Ballkan.

Është një marrëdhënie shumë e fortë, e suksesshme, nuk ka nevojë për fjalë por vetëm për përforcime. Bashkësia shqiptare në Itali është një bashkësi shumë e gjerë dhe shumë mirë e integruar dhe studentët shqiptarë janë të shumtë në universitetet tona. Bashkëpunimi me Shqipërinë shtrohet ende në bujqësi, turizëm dhe shërbime", tha Draghi.

 

Të fundit