Flash News
Gjykata e Posaçme lë në qeli Florenc Çapjan, zbardhet dëshmia
Aksident me vdekje në Shkodër
Paraqitet në SPAK Sali Berisha
Arrestohet në Vaun e Dejës një 28-vjeçar i kërkuar nga Spanja për trafik droge
Bardhi reagon pas shoqërimit të kandidatit të PD: Nuk intimidohemi nga bandat dhe shkelja brutale e ligjit
Vrasje me pagesë/ 150 mijë € për atentatin në ‘Don Bosko’, mes të arrestuarve në Durrës një polic dhe ushtarak
Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga operacioni gjatë të cilit u godit një grup kriminal dhe ranë në pranga 14 persona, ndërsa u shpallën në kërkim 5 të tjerë.
Sipas policisë të arrestuarit akuzohen se janë përfshirë në grupin kriminal që kryente vrasje me pagesë. Në mesin e të arrestuarve është edhe një punonjës i policisë së burgjeve ne Durrës dhe një ushtarak.
Aksioni policor ka ardhur pas konfliktit të dy vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj të shtunën në autostradën Tiranë-Durrës dhe marrjes peng të Indritit. Sipas hetimeve të policisë, vëllezërit Beqiraj akuzohen se janë pjesë e grupit kriminal që dyshohet se kishte në shënjestër Aleksandër Lahon, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’. Po ashtu, vëllezërit Beqiraj kanë zbardhur edhe vrasjen e ‘Don Boskos’ ku betii vrarë Erion Çela dhe u plagosën 4 të tjerë.
Ata pohuan se vrasja ka ndodhur për llogari të Kasandër Nogës i cili kërkonte eliminimin e kundërshtarit të tij Geron Hasenbelliu.
“Shtetasit G. B. dhe I. B., në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga shtetasit K. Z. alias K. S. dhe I. F., për llogari të shtetasit K. N., kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit.
Për realizimin e kësaj veprimtarie, 2 vëllezërit janë paguar paraprakisht me një shumë prej 6000 eurosh. Fillimisht ata kanë siguruar kushtet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, si armë zjarri, automjet, motoçikletë, si dhe kanë marrë me qira një banesë, në afërsi të objektivit.
Në lidhje me objektivin e parë për të cilin ishte marrë porosia, për një shtetas dhe nipërit e tij, ishte planifikuar që vrasja të behej në zonën e Don Boskos, pasi ky shtetas frekuentonte një lokal të caktuar në këtë zonë. Pavarësisht porosisë dhe planifikimit, shtetasit G. B. dhe I. B. nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje”, deklaroi policia.
Të arrestuarit:
G. B., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
I. B., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
F. B., 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
P. H., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
I. H., 42 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
A. D., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
F. M., 52 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
B. E., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
G. Sh., 50 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
K. D., 64 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
A. H., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
F. H., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;
A. L., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”, i dënuar më parë po për këtë vepër penale;
A. C., 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë), për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
Gjithashtu u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin I. F., i arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.
Të shpallur në kërkim:
A. B., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
A. L. alias P. M., 49 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
D. F. alias D. M. alias D. P., 42 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
A. S., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per kryerjen e vrasjes” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
K. Z. alias K. S., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘’Vrasja’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, për një tentativë vrasjeje në Belgjikë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin K. N., aktualisht i arrestuar në Belgjikë.
Të fundit

Zhduket i riu në Tiranë
5 Maj 2025, 11:14


Gjykata e Posaçme lë në qeli Florenc Çapjan, zbardhet dëshmia
5 Maj 2025, 10:38
Aksident me vdekje në Shkodër
5 Maj 2025, 10:25






Paraqitet në SPAK Sali Berisha
5 Maj 2025, 09:08
Përtej gallatës dhe nofkave, çfarë ofron politika për ekonominë
5 Maj 2025, 08:52


Rikthehet shiu! Parashikimi i motit për sot
5 Maj 2025, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Maj 2025, 08:01

Makina përplas motorin në aksin Shkodër-Lezhë, plagosen dy adoleshentë
4 Maj 2025, 21:29


Foto/ Momenti kur policia tërheq me forcë kandidatin e PD në Fier
4 Maj 2025, 20:47



“Java e njishave”, Berisha shfaqet me plis në kokë nga takimi i Mirditës
4 Maj 2025, 19:31
“Te bufi fle një fat vigjilent...”/ Chris LaCivita thumbon hapur Ramën
4 Maj 2025, 19:09
UEFA gjobit Real Madridin
4 Maj 2025, 18:45


Gjendet i vdekur një 37-vjeçar në Portin e Shëngjinit
4 Maj 2025, 17:32
Aksident i rëndë në Kroaci, 2 të vdekur dhe 31 të plagosur
4 Maj 2025, 17:17
Të dobishme gjatë verës, ja vitaminat që duhet të merrni
4 Maj 2025, 17:03


















Video/ Berishës i rezervojnë një pritje madhështore në Tropojë
4 Maj 2025, 11:27




Analiza për zgjedhjet e 11 majit: Fushata fasadë me pak esencë
4 Maj 2025, 09:43
Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur Eduart Çala
4 Maj 2025, 09:13
Përplasja me armë dje në Laç, ndërron jetë gjatë natës në spital i riu
4 Maj 2025, 08:54
Parashikimi i yjeve, 4 maj 2025
4 Maj 2025, 08:37

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 Maj 2025, 07:59


Rama batuta me Vangjel Tavon: Je xhentëlmen dhe qejfli
3 Maj 2025, 21:20

Vlora i rezervon një pritje madhështore, Sali Berishës
3 Maj 2025, 20:38






Noka takim në Tiranë: Votoni PD-ASHM, që të ripopullojmë Shqipërinë
3 Maj 2025, 18:31


Shembet masivi i mineralit në Klos, merr me vete një fadromë
3 Maj 2025, 17:37
Plagosja e 5 personave në Laç, gjendet arma e krimit
3 Maj 2025, 17:20

Dy nga të plagosurit në Laç në gjendje të rëndë
3 Maj 2025, 16:40
Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA, shtrohet në spital në Serbi
3 Maj 2025, 16:22



Detaje/ Të shtënat me armë në Laç, emrat e 5 të plagosurve
3 Maj 2025, 15:09

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagosen 4 persona
3 Maj 2025, 14:46
Gaztorë dhe gazetarë
3 Maj 2025, 14:31



DW: Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Rubios për
3 Maj 2025, 13:14





Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në seancën e dhjetë
3 Maj 2025, 11:24
