Flash News

E-TJERA

Kryepeshkopi Anastas Janullatos del nga salla e operacionit pas një ndërhyrjeje kirurgjikale

Kryepeshkopi Anastas Janullatos del nga salla e operacionit pas një

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka dalë nga salla e operacionit pasditen e sotme pas një ndërhyrje kirurgjikale në sistemin gastrointestinal. Operacioni, që ishte i nevojshëm për të trajtuar gjakderdhjen gastrike, përfundoi pak para orës 18:30 dhe tani ai do të qëndrojë në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Në një periudhë të shpejtë përkeqësimi të shëndetit të tij, 96-vjeçari u intubua dhe u transferua në Repartin e Kujdesit Intensiv, pasi kishte zhvilluar një hemorragji të rëndë.

Kryepeshkopi ndodhet në spitalin e Athinës që prej të premtes së kaluar, kur u transferua nga Tirana me një avion të Forcave Ajrore. Ai kishte qenë i shtruar në një klinikë në Tiranë që prej datës 30 dhjetor për shkak të një virusi sezonal, që më pas u shndërrua në një infeksion dhe shkaktoi hemorragji.

Gjendja e tij shëndetësore ishte stabilizuar pas transferimit në Athinë, por orët e fundit është vlerësuar si kritike. Mjekët e spitalit Evangjelismos, të udhëhequr nga profesoresha Anastasia Kotanidou, janë duke monitoruar me kujdes gjendjen e tij.

Të fundit