Flash News

E-TJERA

“Kryetari më tha lëri se flasim pastaj”, zbardhet dëshmia e gruas në video-skandalin e Gjicit

“Kryetari më tha lëri se flasim pastaj”, zbardhet

Alma. K është gruaja e cila u shfaq në video-skandalin e Safet Gjicit, duke kryer marrëdhënie intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit.

Dëshmia që gruaja ka dhënë në Prokurori është zbarhdur së fundmi dhe sipas saj, Alma deklaron se ditën kur është regjistruar video, kishte lënë një takim me Gjicin. Ajo thotë se në momentin që ka shkuar në zyrën e Gjicit bashkë me dokumentet e përgatitura për projektin që kërkonte për sterilizimin e qenve, Gjici i ka kërkuar të flasin më vonë.

Sipas saj, më vonë ndodhi ajo që u shfaq në media dhe gruaja pretendon se akti mes tyre ndodhi me detyrim dhe jo se Alma kishte pasur dëshirë.

“Kur m’u dha mundësia, fola me kryetarin e bashkisë Safet Gjici një ditë më parë dhe lashë takimin për ditën e nesërme në orën 10:00 të mëngjesit. Ditën që shkova kisha marrë me vete një çantë dhe dosjet me projektin që kërkoja nga bashkia e Kukësit në lidhje me qentë. Ndërkohë Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa në zyrën e tij.

U futa në zyrën e kryetarit ku kisha me vete çantën me dokumentat dhe pijen në kuti kartoni. Pasi hyra në zyrë lashë mbi tavolinë dokumentat në dosje që kisha përgatitur dhe kryetari më tha “Lëri se flasim pastaj”. Unë i lashë dokumentet mbi tavolinë dhe ç’ka ka ndodhur më pas është ajo që ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Këtë herë veprimi nga ana ime nuk ishte me detyrim, pasi unë jam single dhe po mendoja ndoshta se Gjici kishte filluar që të kishte pëlqim për mua. Pasi ka përfunduar akti, kryetari ka thirrur në zyrë nënkryetarin dhe unë kam biseduar me të për projektin e qenve”, ka deklaruar Alma.

 

Të fundit