Flash News

Bota

Kryhet transplanti i parë në botë i mushkërive te i infektuari me Covid-19

Kryhet transplanti i parë në botë i mushkërive te i

Është kyer transplanti i parë në botë në mushkëri nga një peson i shëndetshëm te një tjetër i infektuar me Covid 19.

Transplanti është kryer te një grua japoneze, pasi për shkak të Covid 19 iu dëmtuan shumë mushëritë.

Spitali Universitar i Kiotos tha se gruaja iu nënshtrua një operacioni 11 orësh nga një ekip mjekësor prej 30 personash këtë të mërkurë për të transplantuar indet e mushkërive nga burri dhe djali i saj.

Spitali i Kiotos në një deklaratë u shpreh se ky ishte rasti i parë në të cilin indet e mushkërive ishin transplantuar nga një dhurues i shëndetshëm te një pacient me Covid-19.

“Ne demonstruam se tani është e mundur të kryhet një transplant i mushkërive nga dhuruesit e gjallë”, u shpreh doktor Hiroshi Date në një konferencë shtyp.

Burri dhe djali janë në një gjendje të qëndrueshme dhe gruaja mbetet në kujdesin intensiv. Proçesi i rikuperimit pritet të jetë i gjatë.

Imazhet me rreze X tregojnë kraharorin e pacientes para operacionit të transplantimit në të majtë dhe rezultati pas në të djathtë. Zonat e errëta tregojnë se ku është transplantuar indi i mushkërive.

Kryhet transplanti i parë në botë i mushkërive te i

Të fundit