Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kthimi i Janinës në ‘zonë të kuqe’ kufizon kurimin e pacientëve me COVID-19 nga Shqipëria

Taqi D., rreth të shtatëdhjetave lëviz ngadalë me bastunin e drunjtë në rrugët e Dervicianit, fshati më i madh i Dropullit të Poshtëm, një zonë që banohet nga pakica greke në skajin jugor të Shqipërisë.
”Ia hodha koronës, tre javë në Janinë në spital me oksigjen dhe terapi intensive, po ia dola,” thotë ai.
I moshuari shkoi në Greqi me ndihmën e familjarëve nëntorin e vitit të shkuar, ku ka marrë kurim si shumë bashkëfshatarë të tij në Janinën fqinje.
“Nisën të ndodhnin vdekje në fshat në nëntor dhe u tremba,” kujton Taqi. “Në fillim isha mirë, por gjendja m`u përkeqësua dhe djemtë erdhën dhe më morën,” shtoi ai.
Pasi mbijetoi duke marrë frymë me aparatura në spitalin Haxhikosta të Janinës për tre javë, Taqi u shërua nga koronavirusi.
“Tani kam pak diabet të lartë, por nga të tjerat jam mirë,” tha ai, ndërsa shtoi se oksigjenin e kontrollon akoma me një aparat të vogël që ia kanë blerë fëmijët.
Taqi është një nga dhjetëra personat nga Dropulli dhe Finiqi që përfituan kurim në Greqi gjatë periudhës së pandemisë, por ditët e fundit, autoritetet greke e kanë kufizuar në mënyrë drastike pranimin e pacientëve të rinj me COVID-19 në dy spitalet e Janinës.
Autoritet vendore në Janinë kanë kërkuar një racionalizim ose shpërndarje në rajone të tjera të Greqisë të pacientëve që udhëtojnë nga zonat minoritare për kurim nga COVID-19.
Kufizimi i transferimit të pacientëve është kundërshtuar nga përfaqësues të minoritetit në Dropull, të cilët theksojnë se ata që kanë marrë ndihmë shëndetësore përtej kufirit, nuk janë vetëm me origjinë dhe identitet grek, por në të njëjtën kohë edhe nënshtetas.
Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri një vit më parë, më shumë se 121 mijë persona janë prekur nga COVID-19 dhe 2145 pacientë kanë humbur jetën. Situata ka qenë e rënduar edhe në zonat e banuara nga pakica greke në jug të Shqipërisë.
“Numri i infektimeve edhe në bashkinë e Dropullit ka qenë i lartë, megjithëse këto zona janë pak të banuara,” tha shefi i Epidemiologjisë në Gjirokastër, Arenc Brahimi.
Brahimi shpjegoi se Shërbimi Epidemiologjik në Gjirokastër ka mbuluar rregullisht kryerjen e testeve dhe depistimin në dy qendra – atë të Dervicianit dhe Jorgucatit, por edhe në zonën malore të Poliçanit.
“Numri më i madh i infektimeve është shënuar në Dervician, sidomos gjatë nëntorit,” tha Brahimi.
Paralelisht me testimet e Shërbimit Epidemiologjik në Gjirokastër, janë kryer edhe teste të shpejta në disa zona të banuara nga pakica greke në Gjirokastër dhe Sarandë, të cilat janë dhuruar nga Ambasada Greke në Tiranë.
Një pjesë e të infektuarve me COVID-19 në gjendje të rëndë janë transferuar nga familjarët në Greqi për kurimin, kryesisht në spitalet e Janinës.
Nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e pacientëve që janë kuruar nga zonat e pakicës greke në Shqipëri në dy spitalet e Janinës, por ky numër vlerësohet nga 6 deri 10 persona në muaj.
Të dhënat kufitare në vendkalimin e Kakavijës tregojnë se të gjithë pacientët e dërguar për kurim në Janinë kanë qenë pjesëtarë të pakicës greke, të cilët gëzojnë të drejtën e trajtimit shëndetësor në Greqi, pasi janë me dy shtetësi.
Ministria e Jashtme Greke është angazhuar për trajtimin e rasteve me COVID-19 nga pjesëtarët e pakicës greke që jeton në Shqipëri, duke shmanguar miratimin e autoriteteve vendore në Janinë, nëse këta pacientë duhej të pranoheshin apo jo në spitale.
Për rastet në gjendje të rëndë, praktika që ndiqej për transferimin e pacienëtve të infektuar me COVID-19 ishte lidhja e familjarëve me mjekët në Janinë që merrnin përsipër kurimin dhe marrja nga konsullata greke në Gjirokastër e lejes së kalimit në pikat kufitare.
Në muajin shkurt, rajoni i Janinës u përfshi në ‘zonën e kuqe’ të hartës greke të riskut nga koronavirusi, duke krijuar një debat mes autoriteteve vendore për mbajtjen e barrës për kurimin e pacientëve nga Shqipëria.
Kryetari i bashkisë së Janinës, Moses Elisaf ka kërkuar ‘racionalizimin’ e pranimit të pacientëve nga Shqipëria.
“Transferimi i pacientëve duhet të bazohet në kritere të rrepta, që duhet të zbatohen nga të gjithë, të shmanget ndërhyrja në këtë proces dhe pacientët nga Shqipëria duhet të shpërndahen në të gjitha spitalet e rajonit, jo vetëm në Spitalin Universitar të Janinës,” pohoi Elisaf për median greke.
Sipas deklarimeve të Prefektit të Janinës, Aleksandros Kahrimanis, të bëra në mesin e muajit shkurt, gjysma e të shtruarve në reanimacion për COVID 19 në spitalet e Janinës ishin nga Shqipëria. Duke iu referuar shifrave, prefekti i rajonit grek, fqinj me Shqipërinë, pohoi se në spitalet e Janinës po trajtoheshin 28 raste në terapi intensive, nga të cilat 14 nga Shqipëria.
“Sot, 50 % e të shtruarve në Spitalin e Janinës vijnë nga Shqipëria, nga ku vijnë të gjithë të shtruarit në Njësitë e Kujdesit Intensiv dhe për të cilët vendoset nga Ministria e Jashtme Greke,” tha Kahrimanis.
Deklarata e prefektit të Janinës nuk u prit mirë nga autoritet vendore të bashkisë së Dropullit. Kryetari i bashkisë, Dhimitër Toli, iu përgjigj menjëherë duke i vlerësuar të pasakta dhe fyese.
Toli theksoi se pacientët që marrin trajtim mjekësor në Greqi “nuk janë vetëm shtetas shqiptarë me origjinë greke, por janë, njëkohësisht, shtetas grekë, me identitet grek dhe të drejta votimi në Greqi dhe, si të tillë, ata kanë të drejtë të marrin kujdes mjekësor në spitalet e Janinës.”
Prefekti i Janinës, Kahrimanis iu ripërgjigj deklaratave duke pohuar se nuk e kuptonte protestën dhe reagimin e kryebashkiakut të Dropullit. Ai shtoi se deklaratat e tij synonin të shmangnin një bllokim të rreptë në një njësi rajonale prej 150 mijë banorësh dhe nuk shënjestronin pjesëtarët e minoritetit grek në Shqipëri.
“Prefektura e Janinës përballet me mundësinë e vendosjes së masave të reja të rrepta, të cilat do të ndikojnë rrënjësisht në jetën e përditshme të 150,000 banorëve të saj, bizneseve, etj,” tha ai.
Të dhënat që raportohen nga spitali i Janinës në mediat vendore greke tregojnë se disponueshmëria e shtretërve në Njësitë e Sëmundjeve Infektive është rreth 60%, ndërsa transferimet e pacientëve nga Shqipëria gjatë javëve të fundit janë minimizuar.
Megjithatë, nga të dhënat vendore si në Dropull edhe në Finiq mësohet se edhe përpara kufizimit të transferimeve ndërkufitare, pjesa dërrmuese e rasteve të infektimeve janë trajtuar në Shqipëri.
“Shumica e rasteve të infektimeve me koronavirus janë trajtuar në spitalet shqiptare,” tha Kristaq Lengo, një zyrtar i administratës së shërbimeve në bashkinë e Dropullit, i cili shtoi se vetëm një numër i paktë i rasteve të rënda janë trajtuar në Janinë.
Nga të dhënat e siguruara nga BIRN, 6 persona në këtë bashki kanë humbur jetën nga COVID-19, dy prej të cilëve janë kuruar në spitalet shqiptare, ndërsa 4 prej tyre kuruar në Janinë dhe Athinë.
Përveç trajtimi të infektuarve, shefi i Epidemiologjisë, Arenc Brahimi i tha BIRN se autoritetet vendore shëndetësore në jug të Shqipërisë kanë vaksinuar edhe një pjesë të të moshuarve mbi moshën 80 vjeç që banojnë në zonat minoritare.
“Moshat e treta sapo janë përfshirë në procesin e vaksinimit, ku deri tani janë realizuar 83 vaksinime me vaksinën Pfizer në bashkinë e Dropullit, nga një listë që gjithsej në këtë fazë ka rreth 140 persona,” përfundoi ai. BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
