Flash News

E-TJERA

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti në fundjavë

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti në fundjavë

Ditën e shtunë vendi do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të përqendrohen më të dendura në jug e qendër të vendit, ndërsa në pjesën veriore kthjellime. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme në pjesën jugore dhe qendrore të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Pasdite e në mbrëmje reshjet do të ndërpriten për t’i lenë vendin kthjellimeve.

Dita e diel do të sjellë ndryshim të menjëhershëm të kushteve meteorologjike. Kështu do të mbizotërojnë orët me diell gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të vendit. Në jug, juglindje e në zonat malore kalime vranësirash të paketa deri mesatare.

Era do të fryjë verilindje-veriperëndim e lehtë dhe në bregdet përkohësisht mesatare maksimalisht deri 12m/sek e shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 3-4 ballë.

Të fundit