Flash News

E-TJERA

Ku do të ketë reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ku do të ketë reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për

Ditën e sotme territori shqiptar do të dominohet nga një mot me kthjellime e vranësira kalimtare duke gjeneruar shira të pakët në zonat qendrore, por mesdita sjell shtim të vranësirave dhe në zonat malore ku priten shira.

Sipas Meteoalb, edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore te cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten  në mëngjes ku minimumi do jetë 3°c, por rënie të lehtë sjellë dhe mesdita, më e ndjeshme në zonat lindore ndërsa maksimumi në rang vendi do shënojë 15°c.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h gjatë paradites por pasditja dobëson ndjeshëm erën në territor ndërsa drejtimi i erës paraqitet kryesisht veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.

Të fundit