Flash News

E-TJERA

Kualifikimi i kanditatëve të BKH, ambasada e SHBA: Do vazhdojmë të mbështesim SPAK-un, presim një tjetër thirrje për hetues

Kualifikimi i kanditatëve të BKH, ambasada e SHBA: Do vazhdojmë

Ambasada e ShBA-së në Shqipëri ka reaguar pas kualifikimit të 28 kandidatëve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane iu uron suksese hetuesve të rinj të BKH-së dhe shton se ShBA-të do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe  ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ambasada njofton se së shpejti pret një tjetër thirrje nga BKH-së për rihapjen e garës për hetues, për të forcuar më tej këtë institucion të ri.

"Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar. Presim së shpejti një thirrje tjetër për hetues të BKH-së, për të forcuar më tej këtë institucion të ri!" shkruan ambasada e ShBA-së.

Të fundit