Flash News

E-TJERA

Kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria mposht 1-0 Letoninë në Tiranë me golin e Asllanit

Kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria mposht 1-0 Letoninë

Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në stadiumin 'Air Albania'. 

Ishte minuta e 24-të e ndeshjes, kur Qazim Laçi fitoi penallti për Shqipërinë, pasi mbrojtësi letonez luajti me dorë pas harkimit të tij. Por, goli erdhi në minutën e 25’, pas një realizimi të Asllanit nga pika e bardhë e penalltisë.
Kuqezinjtë iu afruan disa herë golit të dytë me Bajramin, Manajn e Gjimshitin, por pa gjetur siç duhet kuadratin.

Me këto tre pikë, kuqezinjtë shkojnë në kuotën e tetë pikëve në Grupin K dhe ngjiten në vendin e dytë me shtatë pikë më pak se lideri Anglia që ka 15 pikë.

 

 

Të fundit