Flash News

E-TJERA

"Kujdes! Është i armatosur", policia ende në kërkim të 42-vjeçarit që plagosi efektivin e "Shqiponjave"

"Kujdes! Është i armatosur", policia ende në

Policia është ende në kërkim të Klered Bozhani, personit që plagosi mbrëmë efektivin e forcave "Shqiponja",  Edlir Alleshi.

42-vjeçari Bozhani qëlloi me dy plumba në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi dhe u largua duke u zhdukur në errësirë nëpër rrugicat me armën në dorë.

Policia po negocion me familjen e autorit për ta bindur që të dorëzohet. Ngjarja ndodhi pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet mbrëmjen e sotme.

Dyshohet se Bozhani ka precedent më mëparshëm penal në Itali dhe se është në gjendje depresive.

Të fundit