Flash News

E-TJERA

Kujtim Gjuzi “surprizon” në Durrës, sa vota ka marrë

Kujtim Gjuzi “surprizon” në Durrës, sa vota ka marrë

Deputeti Kujtim Gjuzi garoi në  qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit, por nga të dhënat e bëra publike nga KQZ, rezulton se ka marrë vetëm dy vota.

Ndërsa janë numëruar më shumë se gjysma e kutive, i pari i listës për kandidat për deputet nga partia Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni, Ora e Shpresës dhe Konservatorët ka grumbulluar vetëm 2 vota.

Kandidati i koalicionit që ka marrë më shumë vota deri tani është Isli Malo me 4 vota. Gjuzi mori mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës.

Ndërsa në Tiranë, nga koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni, Ora e Shpresës dhe Konservatorët, Olsi Jazexhi ka marrë 30 vota.

Kujtim Gjuzi “surprizon” në Durrës, sa vota ka marrëKujtim Gjuzi “surprizon” në Durrës, sa vota ka marrë

 

 

Të fundit