Flash News

E-TJERA

"Kukulla e bashkisë...", protestuesit ironizojnë kryebashkiaken e PS me pankartat pikante

"Kukulla e bashkisë...", protestuesit ironizojnë

Protesta e banorëve të Durrësit pas përmbytjeve ka marrë sot nota satirike dhe ironike, me pankarta që kritikojnë drejtpërdrejt kryebashkiaken e qytetit, Valbona Sako.

"Kukulla e bashkisë...", protestuesit ironizojnë

Një nga pankartat më pikante mban mbishkrimin “Pasqyrë moj pasqyrë... kush është më e bukura në Durrës”, duke treguar me ironi dy anët e kryebashkiakes, njëra brenda qelisë dhe tjetra në vaskë,  ndërsa qyteti vazhdon të përmbytet totalisht.

Një tjetër banderolë ironizon situatën e banorëve të Kënetës:

“Banorët e Kënetës nën ujë nga shiu, dhe kukulla e Bashkisë në Santa Turke”.

Protestuesit u bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkohen në revoltën e tyre, ndërsa Durrësi vijon të përballet me dëmet dhe pasojat e reshjeve të fundit. 

Të fundit