E-TJERA

“Kukulla e Ramës”, Topalli reagon pas ballinës së RD-së: Dhimbje e madhe, PD dështoi të ishte forca politike që lindi pluralizmin

“Kukulla e Ramës”, Topalli reagon pas ballinës së

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila dje prezantoi partinë e re ‘Lëvizja për Ndryshim’ e ka cilësuar trishtuese titullin me të cilin ishte hapur një ditë më parë gazeta Rilindja Demokratike, ku bashkë me Astrit Patozin, Rudina Hajdarin dhe Myslim Murrizin cilësoheshin si kukullat e Ramës.

Në një intervistë për “euronews Albania”, Topalli tha se nuk u ndje e impresionuar, por mendoi se PD ka dështuar të jetë ishe forca kryesore politike që lindi pluralizmin në Shqipëri.

“Nuk më impresionon, por mendova se ne nuk ja kemi dalë që të krijojmë një kulturë demokratike gjatë kësaj periudhe , çfarë ka ndodh me ne, kemi dështuar që ajo që ishe forca kryesore politike që lindi pluralizmin dhe që lindi me misionin për krijimin e forcave të reja politike të quhet vrasës politik një njeri që mendon projekt të ri ishte nuk ishte kundër meje, dhimbje e madhe për atë që quhet gazeta e parë e pluralizmit shqiptar për tu hapur në atë mënyrë, nuk kam parë në 30 vite me tituj të tillë”, u shpreh Topalli.

Ditari politik

Të fundit