Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga fjalimi i Edi Ramës në asamblenë e PS- ku ai kërkoi gjoja “me zemër të rënduar”, shkarkimin e kryebashkiakut të burgosur Veliaj nga detyra e tij, por kaq ka mjaftuar që fije të padukshme të vihen në punë për të bindur këshilltarët e PS për këtë lëvizje.
Në një këshill bashkiak me 61 anëtarë, socialistët kanë 34 vota, por pikërisht për këtë, kur ende nuk dihet si do të sillet PD, e cila ka kërkuar edhe vetë shkarkimin e Veliajt, për të qenë të sigurtë për zbatimin e direktivës së kryeministrit, duhet që grupi rilindas të ketë unitet të plotë.
Vetë Rama, për të arritur këtë qëllim tregoi dhe shkopin edhe karrotën. Nga njëra anë ai bëri sikur e mori në mbrojtje Veliajn për të mos humbur edhe mbështetësit e tij të fundit: “Sot kemi një kryetar të zgjedhur 3 herë nga populli i kryeqytetit, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq i gjatë, gjysmë të vërtetash në tezgat e pazarit mediatik dhe në pasqyrat e gjykatave sociale. Madje në shkelje të hapur të ligjit dhe të çdo zakoni, janë nxjerr nga brenda në ato tezga edhe bisedat me familjarët, nga telefoni i burgut” tha ai në asamblenë e PS.
Por ama nga ana tjetër, ndonëse pranoi vetë se shkarkimi i mundshëm mbart kontradikta ligjore, ai e bëri fakt të kryer se Veliaj duhet të hapë rrugën, madje nuk nguroi ti gjejë, aty për aty, dhe pasardhësen, Ogerta Manastirliun.
Po të vëzhgohet në filigran, qëndrimi i kryeministrit për të larë duart me Lalin është qartësisht i dallueshëm. Politikisht ai e argumentoi atë duke thënë se “asnjë zëvendësues i pa votuar nga populli i kryetarit të bashkisë, edhe sikur të bjerë nga qielli nuk mund ta ketë legjitimitetin demokratik dhe forcën e brendshme që nevojitet për ta udhëhequr për një kohë të gjatë, dy vjet, në drejtimin e duhur, bashkinë e kryeqytetit të një vendi”. E shqiptuar kjo nga i njëjti njeri që i ka trajtuar të gjithë kryebashkiakët e vendit si kukulla, që u ka shkarkuar me urdhër të gjithë stafet dhe drejtorët, e gjitha ngjan si një alibi e dobët. Kur drejton gjithë vendin me Yes-man, Rama s’ka pse përdor standart tjetër për Tiranën. Ai mund të mbante në karrige një të pazgjedhur që thjeshtë i bindej si gjithë të tjerët, Por është e qartë se ai do të vrasi politikisht idhe delfinin e vet dhe jo të përshpejtojë punët e kryeqytetit. E për këtë ka zgjedhur rrugën juridike. Por sharra mund të hasë në gzhdën e atyre pak këshilltarëve që kanë mbetur ende besnik të Lalit.
Në fakt, i gjithë ngërçi që mund ti bëjë ata të hezitojnë të votojnë pro shkarkimit përmblidhet në kleçkën e mungesës së tij në detyrë me arsye. Rama vetë e pranoi: “Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në lëvizje mekanizmin ligjor të shkarkimit të kryebashkiakut të zgjedhur, pavarësisht dhe kjo duhet parë nga Parlamenti i ri, se kuadri ligjor lë për të dëshiruar për rastin kur kryetari i bashkisë nuk paraqitet në detyrë, jo se ai nuk do të paraqitet, por se është i penguar nga paraburgosja”.
Pra edhe sipas vetë Ramës një këshilltar socialist mund të ishte në të drejtën e tij që mos votonte pro shkarkimit. Dhe nëse bëhen qoftë dhe 4 të tillë, nisma e kryeministrit del bllof.
I gjithë ngërçi qëndron në pikën tre të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, që thotë se Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”.
Po a është kjo mosparaqitje në detyrë vullneti i Erion Veliajt, apo i SPAK-ut që e mban të arrestuar? A ka “faj” këtu kryebashkiaku që s’shkon në zyrë, kur ky i fundit ankohet pikërisht për këtë, se po penalizojnë një të zgjedhur, pa dënim të formës së prerë, për të ushtruar mandatin që i kanë dhënë zgjedhësit?
Nisur nga kjo logjikë, çdo këshilltar bashkiak që donte të mbronte Veliajn mund ti kërkonte shefit të mazhorancës: “bëni në parlament ndryshimet ligjore që edhe vetë pranoni se janë të paqarta, dhe pastaj ejani ti nxirrni gështenjat nga zjarri me duart tona”.
Por është e qartë që Rama tani e do Veliajn të vdekur politikisht, por pa marrë përsipër personalisht ndëshkimin e tij, madje në të kundërt, duke bërë sikur po e mbron për padrejtësitë që po i bëhen. Ai kërkon shkarkimin me anë të këshilltarëve bashkiakë. Pikërisht për këtë ka nisur edhe loja në kulisa që mos dalë askush disident në mesin e tyre.
Kjo strategji ka edhe një objektiv më të largët. Hartuesit e saj janë të djeni të faktit se Veliaj ka edhe një mundësi për ta zgjatur mandatin e vet, qoftë edhe nga burgu. Pra edhe nëse Këshilli Bashkiak e shkarkon me argumentin e mosparaqitjes në detyrë, për më shumë se tre muaj (në rast kur do bashkonte votat dhe opozita) edhe nëse kryeministri si inspiruesi i kësaj kërkese e firmos atë siç ia këkon ligji, përsëri Veliaj ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Kushtetuese, gjë e cila në rastin më të mirë do ta zvarriste procesin.
Për të dekurajuar Veliajn që të veprojë kështu, politikisht Ramës i duhet uniteti kundër tij në Këshillin Bashkiak, për ti dhënë mesazh Lalit: “Bindu se tani ke mbetur vetëm në dorën time”. Prandaj dhe ditët e fundit janë shtuar tratativat që të ketë unitet të plotë në hedhjen poshtë të atij që deri dje e mbanin për idhull, për ti hapur pastaj rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë dhe zëvendësimit nga Ogerta Manastirliu./ Lapsi.al
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14