Flash News

E-TJERA

Kulla në selinë blu, Berisha zbardh bisedën me pronarin e truallit tre vite më parë

Kulla në selinë blu, Berisha zbardh bisedën me pronarin e

Pak ditë më parë në media, qarkulloi lajmi për ndërtimin e disa kullave me qendra banimi dhe hotele luksoze në vend të selisë së PD-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se është përfshirë në planin e ndërtimit të kullave në godinën e PD-së, duke treguar edhe telefonatën e tij me një nga pronarët  e truallit në vitin 2018.

“Kullat në selinë e PD. Më thotë një gazetar: unë kam të dhëna që ky e ka shitur selinë për kulla. Tre vjet para më merrte në telefon një pinjoll i familjes Toptani. Më kërkonte takim. Unë nuk e prita, i dërgoj një mesazh që çdo gjë që ke për çështje pronësie, drejtohu institucioneve. Ai nuk komunikoi më. 100 për qind që ai ka komunikuar me Bashën dhe i ka zgjidhur të gjitha. Ai është një kompleks që fillon nga kisha dhe përfundon të xhamia”, tha Berisha.

Politiko.al zbardhi projektin i cili është dorëzuar pak muaj më parë në Bashkinë e Tiranës. Fillimisht projekti u postua na faqen e zyrës arkitekturore “MGS Architecture” si një koncept projektimi i quajtur “4Freedom Park”.

Të fundit