Flash News

E-TJERA

Kundër GJKKO-së, Kuvendi në mbrojtje të Ballukut: Pezullimi është shkarkim

Kundër GJKKO-së, Kuvendi në mbrojtje të Ballukut: Pezullimi

Qëndrimi i Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese ndaj çështjes Balluku, konfirmoi linjën e mazhorancës për të kundërshtuar kompetencat e GJKKO-së ndaj ministrave në detyrë.

Përfaqësuesja e Kuvendit, Mimoza Arbi tha në seancë se pezullimi i një ministri që është njëkohësisht deputet dhe gëzon imunitet parlamentar, përbën ndërhyrje të pushtetit gjyqësor në funksionimin e ekzekutivit, duke e barazuar atë me shkarkimin.

Ajo argumentoi se përmes këtij vendimi, ministrit i ndalohet pjesëmarrja në mbledhjet e Këshillit të Ministrave dhe ushtrimi i kompetencave në fushat që mbulon, si infrastruktura dhe energjia.

“Deputeti gëzon imunitet, nuk mund te pengohet të ushtrojë detyrën, nuk mund të ndalohet apo arrestohet pa pëlqimin e Kuvendit. Ndjekja penale bëhet me miratim të Kuvendit. Pezullimi i një ministri krijon një situatë ku pushteti gjyqësor ndërhyn në funksionimin e organeve të larta të ekzekutivit kushtetuese.

Në vlerësimin e Kuvendit është që pezullimi është një shkarkim. Kjo nënkupton faktin se përmes pezullimit ndalohet pjesëmarrja e funksionarit në mbledhjen e Këshillit të Ministrit. Ndalimin e kompetencave në fushën e infrastrukturës dhe energjisë etj. Fakti që një vendim i gjykatë pezullon një ministër, ky pezullim është pa afat. Ky afati i hetimit mund ti jetë i barabartë me një mandat të qeverisë. Kjo e bën de facto pezullimin të jetë një shkarkim. Këtu cënohet kompetencat, dispozitat kushtetuese për parashikon mënyrën e emërimit apo shkarkimit të një ministri”, deklaroi përfaqësuesja e Kuvendit.

Të fundit