Flash News

E-TJERA

Kundër maskave me detyrim/ Forca të shumta policie para kryeministrisë, shoqërohen të tjerë protestues, mes tyre edhe gra

Kundër maskave me detyrim/ Forca të shumta policie para

Duket se protesta kundër mbajtjes së maskave me detyrim ka zgjatur vetëm pak minuta.

Kjo pasi forca të shumta policie kanë zbarkuar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe kanë bërë shoqërimin në komisariat të tjerë protestuesve që nuk u janë bindur urdhrit për t’u larguar. Më herët u shoqëruan edhe tre të tjerë. 

Mes tyre ka patur edhe gra, madje janë shoqëruar nga policë meshkuj në kundërshtim me ligjin.

Kujtojmë se sot hyri në fuqi akti normativ për mbajtjen ne maskave me detyrim kudo, edhe në rrugë. Shoqëria civile dhe disa qytetarë paralajmëruan se do të protestojnë kundër këtij akti normativ para kryeministrisë, ndërsa më herët pjesëmarrësit dëbuan deputetin Kujtim Gjuzi nga protesta.

Kundër maskave me detyrim/ Forca të shumta policie para

Të fundit