Flash News

E-TJERA

Kush e kërkonte “kokën” e Gledis Nanos? Policia informacion se një grup po planifikonte ta eliminonte

Kush e kërkonte “kokën” e Gledis Nanos? Policia

Policia e Shtetit ka administruar një informacion tronditës se një grup kishte planifikuar të eliminonte ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanon.

Sipas News24 është konfirmuar fakti se policia nuk e ka vënë në dijeni për situatën ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit, Gledis Nanon.

Policia e Shtetit vijon hetimet lidhur me këtë informacion, të cilat po zhvillohen në mënyrë sekrete dhe ende nuk ka asnjë informacion zyrtar. Burime bëjnë me dije se dyshohet se plani për eliminimin e Gledis Nanos po organizohej nga një grup që Nano e ka hetuar kur ka qenë në detyrë në polici më parë si drejtues i Antiterrorit.

Po ashtu bëhet me dije se Nano jo vetëm që nuk është vënë në dijeni nga Policia, por ndaj tij dhe familjes nuk janë shtuar as masat mbrojtëse nga policia e shtetit.

Kujtojmë që Nano u shkarkua si drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 31 gusht 2022 vetëm pas 10 muajsh në detyrë, me argumentin e qeverisë se nuk kishte realizuar objektivat dhe deri sot ende ndodhet jashtë policisë së shtetit.

Gledis Nano vjen nga një karrierë 19-vjeçare në Polici, ku para se të emërohej kryepolic, drejtoi për 5 vite Antiterrorin, ku u vlerësua edhe nga Ambasada amerikane për përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit.

 


 

Të fundit