Flash News

E-TJERA

Kush e nxiti për videon e Gjicit? Flet Alma Kaçi: Kam 11 vite që merrem me investigime

Kush e nxiti për videon e Gjicit? Flet Alma Kaçi: Kam 11 vite

Alma Kaçi, gruaja e videos erotike me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici ka treguar detaje mbi skandalin seksual ku u përfshi edhe vetë.

Në një intervistë në Ora News, ajo tregon se video nuk ishte iniciativë personale e saj sepse shton se ka 11 vite që merret me investigime, megjithatë ajo nuk pranoi të flasë më gjatë për shkak të hetimeve.

KaçiNuk është iniciativë personale sepse kam 11 vite që merrem me investigime, por nuk mund të flas më gjatë për shkak të hetimeve. Takimi i dytë me Gjicin dhe i fundit ishte ai në video. Nuk ka qenë qëllim të bëhej virale, por ndodhi.

Në zyrën e tij ishte shumë e vështirë që të futeshe me sende personale dhe ka qenë diçka me gotën plastike me kamera që të mos dyshonte. Ka qenë ai rol që u bë nga ana ime, ose do të bëhej ajo ose do të më kapte kamerën, sepse po e vinte re kamerën që kisha aty. Kam qenë në rol në ato momente.

 

 

Të fundit