Flash News

E-TJERA

Kush është viktima që u vra në atentat te “Pallati me Shigjeta”, dyshohet se autorët u larguan me motor

Kush është viktima që u vra në atentat te “Pallati me

Bujar Nasufi është 56-vjeçari, i cili u vra mbrëmjen e të dielës me armë zjarri pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë, nga persona ende të paidentifikuar.

Dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë larguar me një motor drejt zonës së Selitës.

Nga ana tjetër, policia ka njoftuar se ka ngritur pika kontrolli dhe ka vijuar hetimet në zonë për kapjen e autorëve të vrasjes.

Sipas informacioneve paraprake, viktima Bujar Nasufi rezulton një person pa precedentë penal.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për të përcaktuar identitetin e autorëve dhe shkaqet e vrasjes së 56-vjeçarit. 

 

 

 

Të fundit