Flash News

E-TJERA

Kush është Erzen Uka, ish-komando në forcat paqeruajtëse në Irak dhe Afganistan

Kush është Erzen Uka, ish-komando në forcat paqeruajtëse

Erzen Uka, është njëri nga dy të rinjtë e arrestuar gjatë operacionit “OROSHI” në Pukë.

Ai ka shërbyer si komando në forcat paqeruajtëse shqiptare gjatë misioneve ndërkombëtare në Irak dhe Afganistan, ku ka marrë pjesë në operacione të rrezikshme dhe ka trajnuar në taktikat e luftës urbane dhe përdorimit të armëve të ndryshme.

Sipas burimeve zyrtare, eksperienca e tij ushtarake ka bërë që përballja me efektivët e Policisë gjatë aksionit të kishte elementë të rrezikshëm, duke shtuar domosdoshmërinë e ndërhyrjes edhe nnga Forcat Speciale RENEA. Gjatë rrethimit të banesës në Orosh, Uka dhe bashkëpunëtori i tij, Julian Cumraku, qëlluan me armë ndaj forcave policore para se të dorëzoheshin pas 12 orësh negociata.

Brenda banesës ku u ngujuan, forcat speciale sekuestruan armë automatike, pistoleta, granata dore dhe një flamur të organizatës terroriste ISIS, duke nxjerrë në pah rrezikshmërinë e individëve të përfshirë.  

 

Të fundit