Flash News

E-TJERA

Kush është Vajdin Lamaj, sportisti dhe biznesmeni që u vra me eksploziv të telekomanduar në ashensor

Kush është Vajdin Lamaj, sportisti dhe biznesmeni që u vra me
Vajdin Lamaj

Pas 15 vitesh, drejtësia ka nxjerrë në dritë fakte që çojnë para përgjegjësisë autorët e vrasjes së bujshme të biznesmenit Vajdin Lamaj.

SPAK akuzon Emiljano Shullazin, Lulzim Berishën, kunatit të tij, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla, L. Reci dhe Viktor Ymeri (Imeraj), pas rihapjes së hetimeve nga dëshmia e të penduarit Luftar Reçi, përgjegjës për atentatin mafioz pranë stadiumit "Qemal Stafa" në Tiranë 15 vjet më parë.

Por kush ishte Vajdin Lamaj dhe si ekzekutua?

Lamaj, në atë kohë Presidenti i Federatës se Boksit dhe Zv/president i "TOP Albania Radios u vra si pasojë e një atentati me eksploziv në pallatin ku banonte, pranë stadiumit "Qemal Stafa".

Për shkak të shpërthimit humbi jetën edhe miku i tij, Artan Arsi, i cili ndodhej me të në momentin e shpërthimit të telekomanduar në ashensor.

Lamaj i kishte shpëtuar para disa muaj para ngjarjes edhe një tjetër atentati me arme në qendër të Tiranës, ku mbeten të plagosur dy persona.

Ne 15 tetor të vitit 2004, Lamaj u shpëtoi plumbave ndërsa dilte nga një emision televiziv i ftuar në një nga televizionet e kryeqytetit.

Vajdin Lamaj ka patur një karrierë të pasur në strukturat e policisë, duke patur edhe pozita drejtuese. Për disa vite ai drejtoi edhe Federatën Shqiptare të Boksit, ndërsa në rini ishte sportist në sportin e mundjes.

Sot një komunitet prej 9 mijë banorësh në njësinë administrative Domje, ka gjimnazin e vet me emrin “Vajdin Lamaj”, pasi kishte kontribuar në restaurimin e godinës.

Të fundit