Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Kush është Xhevdet Plaku, dhe përse Kep Arapi e kishte halë në sy dhe kërkonte me insistim ekzekutimin e tij?
Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, 51-vjeçari ka një histori të pasur të lidhur me krimin në kohë të ndryshme. I njohur me nofkën ‘Akili’ por edhe shumë të tjera, të cilat i ka vënë në përdorim sa herë ia ka lypur nevoja, ai thuhet se ishte drejtuesi i një grupi kriminal shqiptar me bazë në Itali që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, nga Holanda dhe Belgjika, bandë e cila thuhet se i ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë.
Cilësi e cila dallonte edhe emërtimet ku kokaina më e pastër ishte ‘Hermes’ dhe më pas ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls royce’ dhe ‘Play Boy’.
Por për t’iu kthyer përplasjes së tij me Kep Arapin, me vend është të ndalemi te vrasja e vëllait të tij, Sali Rapi, në vitin 2000, vrasje që thuhet se Xhevdet Plaku e kreu bashkë me një person tjetër.
Sipas të përditshmeve të kohës në Itali, ekzekutimi i Sali Rapit ndodhi më 10 qershor 2000 në qytezën Borghetto. I akuzuari kryesor për këtë krim, sipas Gjykatës së Savonës, ishte Adrian Besnik Plaku, i njohur si ‘Niko’, në atë kohë 36 vjeç, i cili duke shfrytëzuar mungesën e një njoftimi, kish mundur fillimisht tia hidhte drejtësisë. Ndërsa i akuzuari i dytë ishte 28-vjeçari, Xhevdet Plaku, i njohur me shkurtimin ‘Deti’ i cili edhe ky duke shfrytëzuar këtë burokraci, kishte mundur të arratisej.
Sipas akuzës, ‘Deti’, së bashku me Adrian Plakun, kishin vrarë Sali Rapin, duke i ngritur atij një pusi dhe duke e qëlluar me dy të shtëna në kokë. Përplasje me armë gjatë të cilës mbeti i plagosur rëndë edhe Alfred Hasa, ku hetuesit kishin dyshimet e tyre se vrasja ndodhi si pasojë e mosmarrëveshjeve midis ‘bandave’ për atë që njihet si kontrolli i tregut të prostitucionit në rrugë përgjatë Aurelias. Por edhe pse ishte ekstraduar nga Shqipëria në drejtim të Italisë për të vuajtur dënimin për vrasjen e Sali Rapit, në vitin 2003 një gabim i pafalshëm i gjykatës së Gjenovës, e nxorri edhe njëherë në liri të parakohshme Xhevdet Plakun, kjo falë një gabimi burokratik.
“Ai ishte ekstraduar nga Shqipëria për shkak se ishte përgjegjës për vrasjen e një bashkatdhetari në vitin 2000 në Borghetto Santo Spirito. Por që nga e premtja, Xhevdet Plaku, 33 vjeç, është sërish i lirë, për shkak të një gabimi të organeve të drejtësisë. Në fakt, gjyqtarët gjenovezë të Gjykatës Shqyrtuese nuk i morën në kohë dokumentet e gjykimit nga Gjykata e Asisses, e cila kishte lëshuar urdhrin për masën e sigurisë në burg dhe nuk u mbeti gjë tjetër veçse të urdhëronin lirimin e tij. Kështu i huaji u largua nga burgu Sant’Agostino të premten pak pas orës 15:00, me rreth 280 euro në xhep dhe që atëherë është zhdukur. Pra kërkesa për arrestim e zv.prokurorit Danilo Cecarelli për atë krim brutal të 11 qershorit ku mbeti i vrarë me dy të shtëna në kokë 32-vjeçari Sali Rapi, rezultoi i padobishëm.
Por vrasja e Sali Rapit në Itali në vitin 2000, nuk është e vetmja që i atribuohet Xhevdet Plakut. Mbrëmjen e 24 qershorit të vitit 2003, ai thuhet se ka vrarë me armë zjarri në fshatin Sinë të Durrësit, në derën e banesës së tij, në sy të të vëllait dhe të një personi që e shoqëronte, shtetasin Saimir Sina. E gjithë zanafilla e përplasjes së dy miqve që më pas u kthyen në armiq, lindi pasi gjatë kohës që Xhevdet Plaku ndodhej në Itali, Saimir Sina i kishte mashtruar të dashurën, duke i thënë se do ta çonte te ai dhe e kishte shfrytëzuar për qëllime prostitucioni”, shkruajnë mediat italiane.
“I pandehuri Xhevdet Plaku dhe i ndjeri Saimir Sina janë banorë të Lagjes nr.15, Spitallë, Durrës dhe kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin. Meqenëse i pandehuri Xhevdet Plaku ka qenë emigrant në Itali dhe i ndjeri Saimir Sina ishte në dijeni të faktit se ai kishte të dashur shtetasen Nertila K, duke përfituar dhe nga njohja personale me Nertilën, ai i ka propozuar asaj për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për t’u bashkuar me të dashurin e saj. Nertila K. e ka pranuar këtë propozim dhe në Korrik 2001 Saimir Sina së bashku me një person tjetër e kanë çuar atë në Itali, por jo në destinacionin në të cilin ranë dakord, por në Romë ku dhe e kanë detyruar forcërisht që të ushtronte prostitucion për llogari të tyre”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.
Por Xhevdet Plaku duket se nuk ia fali mikut të tij tradhtinë dhe njëkohësisht poshtërimin që ai i kishte shkaktuar të dashurës së tij, duke e nxjerrë në rrugë në Itali të prostituonte. Ai priti derisa Saimir Sina të dilte nga burgu. Dhe vetëm ditë pasi ai la qelinë i shkoi në banesë, ku pas një debati të shkurtër e qëlloi për vdekje, duke vendosur kështu në vend edhe nderin e përdhosur të së dashurës së tij, por edhe të atij vetë. Duke i lënë të kuptojë të dashurës së tij, se kjo formë hakmarrje ishte edhe një mesazh, që ai nuk kishte gisht në planin djallëzor që Saimir Sina vuri në jetë me shfrytëzimin e saj, duke përdorur emrin e Xhevdetit.
“Nertila K, me t’u kthyer në Shqipëri në Dhjetor të vitit 2001 ka paraqitur kallëzim penal për ngjarjen e mësipërme. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.299, datë 29 Maj 2003 e ka deklaruar fajtor shtetasin Saimir Sina për veprën penale të ‘dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit’ të kryer në bashkëpunim dhe e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg. I pandehuri Xhevdet Plaku pasi është vënë në dijeni të veprimeve të Saimir Sinës ndaj të dashurës së tij, ka vendosur të hakmerret, plan të cilin e ka konkretizuar disa ditë pas daljes së Saimirit nga burgu. Pikërisht më datë 24 Qershor 2003, rreth orës 21.00, pasi e kishte vëzhguar dhe ruajtur për disa ditë me radhë, i pandehuri ka shkuar me makinën e tij tip ‘Seat’ pranë banesës të Saimirit, i cili në atë moment ishte i shoqëruar nga i vëllai dhe disa shokë të tjerë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.
Sipas dëshmive, ka rezultuar se i pandehuri e ka thirrur viktimën dhe pas një debati të shkurtër me fjalë, në momentin kur ai ka marrë rrugën për t’u larguar, Xhevdet Plaku e ka qëlluar tri herë me pistoletën që e mbante pa leje, duke i shkaktuar vdekjen. Por Xhevdet Plaku, ashtu si ka ngritur armën dha ka qëlluar ndaj kundërshtarëve të tij, apo atyre që e tradhtuan, po kështu ka qenë edhe vetë pre e atentateve, ai thuhet se i ka mbijetuar një tjetër atentati, këtë here në Spitallë të Durrësit, prapa të cilit dyshohet se ishin njerëzit e Rexhep Rapit.
Më 20 janar 2001 në lagjen nr.15, Spitallë, Durrës, shtetasi Xhevdet Plaku, i cili udhëtonte me mjetin me targë DR 7853 A, është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Nga provat e grumbulluara në vendngjarje dyshohet se ka pasur një pritë të organizuar nga persona që përdornin mjetin Benz me targë SH 0848 A, kundrejt personit që udhëtonte me mjetin tip Benz me targë DR 7853 A. Mjete këto të gjetura të braktisura në vendin e ngjarjes. Në afërsi të mjetit tip Benz me targë SH 0848 A, janë administruar nga grupi hetimor 38 gëzhoja të qitura nga e njëjta armë, pra sipas grupit hetimor, Xhevdet Plaku iu përgjigj atentatorëve, shkaku për të cilin u dënua për armëmbajtje pa leje.
“Nga akti i ekspertimit ka rezultuar se të 17 gëzhojat e gjetura në sediljet e automjetit me targë DR 7853 A, me të cilën udhëtonte i pandehuri Xhevdet Plaku, janë të armës që ai ka përdorur. Në momentin kur ai është sulmuar, ai ka qenë i vetëm në makinë. Nga hetimi i çështjes ka rezultuar se në këtë ngjarje ka pasur shkëmbim zjarri duke u përdorur dy lloje armësh, automatik dhe pistoletë, dhe se pistoleta ka qëlluar nga brenda makinës së të pandehurit Xhevdet Plaku, pasi në xhamin e makinës janë 17 vrima me drejtimin nga brenda-jashtë, që i korrespondojnë 17 gëzhojave të gjetura në makinë”, thuhet në dosjen hetimore.
Por edhe pse kjo ngjarje ka më shumë se 20 vite që ka ndodhur, ajo ka mbetur ende e pazbardhur dhe pa autor, ndërkohë që inati i vjetër midis Plakut dhe Kepit në njërin anë, vetëm sa është mbajtur i shuar, pasi zbulimet e reja, tregojnë se gjaku jo vetëm nuk është falur, por ato janë ndezur kohë pas kohe.
Qoftë edhe lart vëmendjes së opinionit publik, si në rastin e komisarit Dedan Gjoni, i cili del se ishte rekrutuar për ta nxjerrë në pritë Xhevdet Plakun për llogari të Kep Arapit. /Në Shënjestër – News 24/
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14