Flash News

E-TJERA

Kush i fiton zgjedhjet? Sondazhi i Top Channel: PS rënie me 6%, PD rritje me 4%

Kush i fiton zgjedhjet? Sondazhi i Top Channel: PS rënie me 6%, PD rritje

42% e të anketuarve mendojnë se PS e drejtuar nga Edi Rama fiton në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ky është rezultati i sondazhit të publikuar mbrëmjen e sotme nga Top Channel, kompania (IPSOS). Në krahasim me sondazhin e parë të Top Channel, ka një rënie me 6% për PS-në, pasi më herë të njëjtës pyetjes i ishin përgjigjur 48% për PS-në.

Ndryshe nga PS, ka rritje për PD-në. Sipas rezultatit, 36% e të anketuarve janë përgjigjur se mendojnë se do të fitojë aleanca opozitare PD-AN, e drejtuar nga Lulzim Basha, teksa te sondazhi i mëparshëm mendonin vetëm 32%.

Si te sondazhi i parë dhe te i sotmi i publikuar nga TCH, vetëm 1% mendojnë se do të fitojë LSI-ja e drejtuar nga Monika Kryemadhi. 

Ndërkohë, 20% thonë se nuk e dinë dhe 1% refuzojnë të përgjigjen. Studimi për sondazhin kombëtar është kryer gjatë këtij muaji në periudhën 18 prill deri në 20 Prill me 2 mijë të anketuar mbi 18 vjeç.

Kush i fiton zgjedhjet? Sondazhi i Top Channel: PS rënie me 6%, PD rritje

Të fundit