Flash News


E-TJERA

Kush ishte Raphael Dwamena, goleadori që sakrifikoi jetën për futbollin

Kush ishte Raphael Dwamena, goleadori që sakrifikoi jetën për

Raphael Dwamena, futbollisti dhe kapiteni i Egnatias, humbi ndjenjat në fushë në minutën e 23-të gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani. Dwamena pësoi atak kardiak teksa po luante. Pavarësisht dërgimit në spital, 28-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Por, kjo nuk ishte hera e parë që Dwamena pësonte një atak kardiak. Tre vite më parë, ai ishte diagnostikuar me një problem në zemër dhe në vitin 2020 u detyrua të vendoste defibrilator për të shmangur arrestet kardiake.

Mjekët i kishin kërkuar Dwamena-s të hiqte dorë nga futbollit, por ai vendosi të mos tërhiqej.

Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ”, ai konfirmoi se defibrilatori që iu implantua, ishte vënë dy herë në punë.

Dwamena pësoi arrest kardiak një herë kur ishte te Saragoza në Spanjë dhe një herë te Linz në futbollin austriak. E megjithatë, ai nuk u tërhoq nga futbolli.

Të fundit