Flash News

E-TJERA

Kush janë 20 kandidatët më të votuar deri tani, kryeson Taulant Balla, mes tyre edhe emra surprizë

Kush janë 20 kandidatët më të votuar deri tani, kryeson

Pas numërimit të kutive të votimit për zgjedhjet e 25 prillit, ku fituese rezultoi Partia Socialiste me 74 mandate, tashmë vijon të jetë në proces numërimi i votave preferenciale për secilin nga kandidatët.

Ndonëse ka ende kuti për t’u numëruar, KQZ ka bërë një renditje të kandidatëve sipas votave që grumbulluar secili prej tyre.

Kështu, deri tani i pari renditet kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i cili kandidoi në qarkun e Elbasanit, me 12,326.

Ai ndiqet nga kryeministri Edi Rama, 11,207 vota, kurse Niko Peleshi, ministri i Mbrojtjes 10,893.

Mes 20 emrave më të votuar ka edhe emra surprizë si Aurora Mara, deputetja e opozitës së re e cila më pas iu bashkua PS, duke kandiduar në Dibër, apo Saimir Hasalla, ish kreu i bashkisë së Peqinit. 

Lista vijon si më poshtë:

4.  SAIMIR HASALLA        PS           9,837

5. AURORA MARA           PS           9,165

6. FLAMUR HOXHA          PD-AN  9,159

7. BLEDAR ÇUÇI PS           8,708

8. BLENDI KLOSI                PS          8,161

9. DASHNOR SULA           PD-AN  6,944

10. BLEDJON NALLBATI  PD-AN  6,630

11. ERVIN SALIANJI         PD-AN  6,485

12. DAMIAN GJIKNURI  PS           5,865

13. VULLNET SINAJ          PS           5,673

14. ZEF HILA        PD-AN  5,609

15. PAULIN STERKAJ       PS           5,590

16. TOM DOSHI PSD        5,518

17. GERTA DURAKU        PS           5,368

18. ANILA DENAJ              PS           5,334

19. ISUF ÇELAJ   PD-AN  5,257

20. ERION BRAÇE              PS           5,193

Të fundit