Flash News

E-TJERA

Kush janë dy biznesmenët shqiptarë që kanë në pronësi kamionin e kapur me 400 kg kokainë

Kush janë dy biznesmenët shqiptarë që kanë në

Një sasi e konsiderueshme kokaine është sekuestruar nga Policia e Kosovës, në një depo në Lipjan të Kosovës. Sasia e drogës që është transportuar përmes portit të Durrësit dhe raportohet të jetë rreth 400 kg, që kap vlerën e mbi 6 miliardë eurove.

Media kosovare Insajderi shkruan se kamioni ku u kap sasia e drogës i përket kompanisë shqiptare ‘MC Food”, ku aksionerë janë dy biznesmenë Bledar Halili nga Shqipëria dhe Izet Sheqiri nga Kosova.

Nese i referohemi të dhënave nga QKB, këta dy biznesmenë janë bashkuar shtatë muaj më parë, duke krijuar kompaninë “MC Food” me qendër në Kavajë dhe me degë në Lipjan Prizren. Në ekstraktin e regjistrimit vihet re se Izet Sheqiri ka 60% të aksioneve të kompanisë, ndërsa Bledar Halilaj 40% të tyre.

Kush janë dy biznesmenët shqiptarë që kanë në

Veprimtaria e këtij biznesi është kryesisht tregtimi me shumice e pakice, import eksport te artikujve te ndryshëm ushqimore e industriale, fruta perime, automjete, pjese kembimi, prodhim dhe tregtim materiale ndërtimi, inerte etj.

Operacioni është kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte. Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij.

Të fundit