Flash News

E-TJERA

Kush kërkonte ta vriste Tik Kalemin? Autorit iu gjet foto e tij në telefon

Kush kërkonte ta vriste Tik Kalemin? Autorit iu gjet foto e tij në

Janë zbardhur detaje të reja nga ku u plagos me thikë 52-vjeçari shqiptar Andrea (Adriatik) Kalemi brenda burgut të Koridhalos në Greqi.

Autoritetet greke kanë dyshime të forta se autori 28-vjeçar egjiptian është paguar nga persona të tjerë për të kryer krimin.

Pas krimit, atij iu gjet në dorë një thikë artizanale dhe një telefon.

Mediat fqinje raportojnë se egjiptiani kishte në telefon foton e Andrea (Adriatik) Kalemit, për të cilin dyshohet se ishte paguar që ta vriste. Sapo ka parë foton e shqiptarit, ai ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të plagosur.

Telefoni egjyptianit u gjet i thyer dhe nuk dihet nëse e ka thyer vetë apo nga përleshja me të burgosurit e tjerë. Andrea (Adriatik) Kalemi do të fitonte pas disa ditësh lirinë. Autori egjiptian ishte transferuar nga burgu i Domokos në burgun e Koridhalos.

Kalemi ka marrë plagë në kraharor, qafë e krah dhe u transportua në spitalin e burgut ku mori ndihmën e parë. Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur 28 vjeçarin, i cili ka marrë plagë në kokë dhe trup. Ashtu si Kalemi, edhe autori është transportuar në klinikën e burgut për të marrë ndihmën e parë.

Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, teksa autori akuzohet për tentativë vrasjeje. Burime jo zyrtare konfirmojnë se pas daljes nga spitali, Kalemi është shoqëruar ditën e djeshme për në kufirin greko-shqiptar nga policia pasi e ka përfunduar dënimin dhe për këtë arsye është riatdhesuar.

Të fundit