Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Kushi: Pagat për pedagogët rriten me 15%, por shteti do të mbulojë vetëm 7% të vlerës
Në mbledhjen e qeverisë, e cila u mbajt paraditen e sotme, u mor vendimi për rritjen e pagave të pedagogëve. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha për mediat pas mbledhjes se qeveria ka vendosur një kufi për rritje deri në 15%.
7% e vlerës që do të financohet nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga vetë universitetet.
“Sot ne këshillin e ministrave morëm një vendim të rëndësishëm për pagat e pedagogëve. Po punojmë prej disa kohësh në bashkëpunim. Sot kemi vendosur që pagat të rriten deri në 15%. 7% do mbulohen nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër do paguhet nga vetë universitetet në varësi të të ardhurave të tyre. Janë vetë universitetet që mund të miratojnë edhe rritje përtej këtij niveli minimal.
Ppedagogët të ardhurat i sigurojnë jo vetëm nga paga bazë por kanë dhe shumë mundësi të tjera, ndryshe nga mësuesit, policët, zjarrfikësit, kanë mundësi të tjera jo vetëm nga buxheti i shtetit por dhe nga programet e kërkimit shkencor të BE”, deklaroi Kushi.