Flash News

E-TJERA

‘Kushtetuesja’ me shtatë anëtarë, reagimi i parë nga ndërkombëtarët: Përforcon funksionalitetin e Gjykatës

‘Kushtetuesja’ me shtatë anëtarë, reagimi i parë

Vjen reagimi i parë nga ndërkombëtaret pasi presidenti Ilir Meta emëroi Sonila Bejten në Gjykatën Kushtetuese.

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka përgëzuar presidentin dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe shton se ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese.

"Sot presidenti Ilir Meta ka dekretuar Sonila Bejten si anëtaren e 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Përgëzoj presidentin Ilir Meta. Ky vendim përforcon funksionalitetin e Gjykatës", shkruan Soreca në rrjetet sociale.

Të fundit