Flash News

E-TJERA

Meta emëron Sonila Bejtjen gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, shkon në shtatë numri i anëtarëve

Meta emëron Sonila Bejtjen gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese,

Presidenti Ilir Meta emëron Sonila Bejtjen gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.

Me emërimin e radhës, Gjykata Kushtetuese plotësohet me shtatë anëtarë nga nëntë që duhet të ketë në total.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e krijuar pas mbarimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muçi, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019.

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimin nr. 66, datë 28.12.2020, ka vendosur miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë:

1)            Sonila Bejtja                       76.83 Pikë

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë, e mbi të gjitha në mënyrë të qëndrueshme të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020, ka vendosur që:

Zonja Sonila Bejtja të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”, njofton presidenca.

Meta emëron Sonila Bejtjen gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese,

Për këtë vakanca të krijuar nga Besnik Muçi, kandidonte edhe Zhaklina Peto, por përfundoi procedurën për shkak të tërheqjes. Në disa media, Peto ka deklaruar se nuk është tërhequr nga gara.

Të fundit