Flash News

E-TJERA

Kushtetuesja vendos nesër për Metën, kush ‘e zëvendëson’ nëse shkarkohet?

Kushtetuesja vendos nesër për Metën, kush ‘e

Gjykata Kushtetuese do të marrë nesër vendimin për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta. Kuvendi vendosi shkarkimin e Metës më 9 qershor të 2021.

Konstitucionalistja Aurela Anastasi tregon për RTSH, se si do të procedohet në rast se Kushtetuesja vendos shkarkimin e Metës dhe kujt i atribuohen detyrat e tij përkohësisht.

“Pasojat fillojnë menjëherë nga shpallja e veprimit të gjykatës Kushtetuese. Nëse vendos pranimin e vendimit të Kuvendit, presidenti shkarkohet dhe lë menjëherë detyrën. Nëse e rrëzon dhe nuk e pranon, duhet ta shfuqizojë dhe presidenti vazhdon detyrën. Ky vendim botohet menjëherë në Fletoren Zyrtare. Kushtetuta ka parashikuar që kur vendi i presidentit të Republikës mbetet vakant, detyrat i kalojnë kryetarit të Kuvendit”, tha konstitucionalistja.

Anastasi nuk përjashtoi mundësinë e animimit të presidentit në gjykatat ndërkombëtare, por shtoi se kërkesa drejtuar këtyre institucioneve nuk e rrëzon vendimin e Kushtetueses.

“Ankimi në gjykatat ndërkombëtare është e mundur varet nga vetë presidenti i Republikës. Por pranimi i kërkesës apo dërgimi para Gjykatës Evropiane nuk sjell pezullimin apo rrëzimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Anastasi.

Të fundit