Flash News

E-TJERA

Kushti i vaksinimit sjell tensione te "Filologjiku" dhe "FSHN-ja"/ Në Korçë, Elbasan e Gjirokastër do të lejohen dhe të pavaksinuarit

Kushti i vaksinimit sjell tensione te "Filologjiku" dhe

Ky vit i ri akademik nuk ka nisur si normalisht. Kushti i vendosur nga Ministria e Shëndetësisë, që asnjë student i pavaksinuar të mos hyjë në auditore ka sjellë  tensione.

Studentët kanë tentuar të hyjnë në mjediset e brendshme të univeristeteve, por nuk janë lejuar nga personat që kontrollojnë nëse janë apo të pajisur me çertifikatën Covid-19. Kështu ka ndodhur të Fakulteti i Filologjisë dhe ai i Shkencave të Natyrës.

“Fakulteti është i juaji, nuk është i askujt. Ça lesh vaksinimi, universiteti është i studentëve nuk është i yti”, janë shprehur të revoltuar studentët.

Këta të fundit kanë paralajmëruar dhe protestë para kryeministrisë, pasi nuk janë dakord me kushtin e vendosur nga qeveria.

Ndryshe nga në Tiranë dhe shumë qytete të tjera, në Korçë, Elbasan dhe Gjirokastër do të lejohen të hyjnë në auditore dhe studentët e pavaksinuar. Kjo është paralajmëruar nga rektorët e universiteteve.

 

Të fundit