Flash News

E-TJERA

Ferdinand Xhaferri përplaset verbalisht me Dakon, mbështetësit e PS e gjuajnë me shishe

Ferdinand Xhaferri përplaset verbalisht me Dakon, mbështetësit

Incident gjatë numërimit të kutive të fundit në Durrës.

Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako është përplasur me kreun e Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri, në KZAZ-në numër 21.

Mësohet se Xhaferri është afruar pranë ish-kryebashkiakut Dako dhe i ka thënë ‘të lumtë’, ndërsa mbështetësit e PS po festonin fitoren.

Kaq ka mjaftuar që mbështetësit e te dyja paleve të afroheshin aty duke rrezikuar një përplasje mes simpatizantëve.

Megjithatë, pati një moment tensioni kur mbështetës të PS gjuajnë me shishe Xhaferrin, por nuk pati përshkallëzim konflikti.

PS fitoi në Durrës duke marrë 8 mandate kundrejt , 6 mandateve të demokratëve. LSI nuk mori dot asnjë mandat në Durrës

 



Të fundit