Flash News

E-TJERA

Kuvendi i hoqi imunitetin Berishës, Manjani: Tani të gjithë jemi të goditshëm, jo nga ligji por nga humori i atij

Kuvendi i hoqi imunitetin Berishës, Manjani: Tani të gjithë jemi

Sali Berisha tashmë do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit. Kuvendi votoi pro kërkesës së SPAK, i cili ka kërkuar një masë më të fortë, atë të arrestit me burg apo arrest shtëpie.

Me 75 vota pro, u miratua në një situatë të pazakontë në sallën e seancave plenare, teksa opozita protestonte në sallë, por dhe jashtë Kuvendit.

Juristi Ylli Manjani shkruan në Facebook se pas këtij vendimi, të gjithë do gdhihemi e ngrysemi si më parë dhe do bëjmë sikur s'ka ndodhur gjë, deri sa të na ndodhë një gjë secilit prej nesh veç e veç.

Sipas Manjanit, tani të gjithë, pa përjashtim jemi të goditshëm, jo nga ligji por nga humori i atij...

Postimi i plotë:

Kam frikë se do zhgënjehen të gjithë "poetët e Face(pa)book" që presin të nxihet qielli,të ngryset populli dhe të plasë diktatura sapo të arrestohet Sali Berisha.

Të kuptohemi, mirë do ishte të ndodhte njëra se është kapur fundi, por më duket se asgjë ska për të ngjarë.

Të gjithë do gdhihemi e ngrysemi si më parë. Do bëjmë sikur s'ka ndodhur gjë, deri sa të na ndodhë një gjë secilit prej nesh veç e veç...

Diktatura ka kohë që është ulur këmbëkryq po nuk kemi dashur ta shohim.

Që kur ballanca politike e përpasojë ballanca institucionale në vend u prish (qartësisht pas vitit 2017); kur pas 30 vitesh na erdhi prap një parti e vetme në pushtet dhe të gjithë mbyllëm sytë (përfshi edhe Berishën e Metën); pamë punët tona e nuk e vramë shumë mendjen për sistemin politik, dihej pasoja.

Që kur ligjet u shpallën procedura e burrokracira pakuptim dhe, vendimet filluan të merren pa mendim, konsultë,debat apo proces të rregullt, por me celular, padyshim që heqja e lirive bëhet llogjike.

Që kur filluam të shohim ëndrra me Amerikën që ka lënë çdo punë e po na bën drejtësinë ne; nuk deshëm të shihnim se si ligjet e dakordësuara midis nesh u dhunuan; filluam të luftojmë njëri-tjetrin me bukë në trastë deri në shkatërrim të shtetit vetëm që të shkruajnë CV ambasadorët e huaj dhe, nuk donim të shihnim se si një njeri i vetëm i përdori të gjithë këto gjëra për pushtet absolut, ky është fundi llogjik.

Tani të gjithë, pa përjashtim jemi të goditshëm, jo nga ligji por nga humori i atij...

Ai, për shkakun tonë dhe, të askujt tjetër, ka marrë legjitimitet të na godasë të gjithëve. Edhe ata që sot gëzojnë që po iu arrestohet armiku, nuk përjashtohen nga kjo llogjikë!

Them të vijojmë t'i shkruajmë njëri-tjetrit në face(pa)book. Mirë jemi fundja... Ajo që po ndodh është larg, diku andej... larg b.thës sime...

 

Të fundit