Flash News

E-TJERA

Kuvendi i Berishës/ Ambasada njofton qytetarët amerikanë për 'zhvillime të papritura'

Kuvendi i Berishës/ Ambasada njofton qytetarët amerikanë për

Ambasada amerikane ka bërë një njoftim për qytetarët e saj lidhur me Kuvendin që do të mbajë nesër PD. Duke e cilësuar një tubim politik, ambasda nuk e citon që aktiviteti i nesërm është i PD.

Teksa iu kërkon qytetarëve amerikanë të bëjnë kujdes dhe të shmangin grumbullimet, ambasada thotë se turbimi mund të shtrihet në zona të tjera të kryeqytetit.

Më herët kanë qenë mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha që kanë thënë se Kuvendi do të nisë në stadiumin "Air Albania" do të përfundojë në selinë blu, duke shtuar më tej dyshimet për një marshim.

Ambasada thotë se situata mund të ndryshojë në mënyrë të paparashikueshme, duke iu kërkuan qytetarëve të informohen nga mediat lidhur me mbarëvajtjen e aktivitetin të nesërm.

"Një tubim politik është paralajmëruar të zhvillohet në orën 10:00 të datës 11 dhjetor në stadiumin Air Albania në Tiranë. Ky tubim mund të shpërndahet në vende të tjera në Tiranë. Kohëzgjatja e saktë e nuk dihet.

Disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit", thuhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës.

 

Të fundit