Flash News

E-TJERA

Me 97 vota pro, Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Me 97 vota pro, Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për
Kuvendi i Shqipërisë

Parlamenti ka votuar me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Disa nga deputetët që votuan kundër ngritjes së komisionit për shkarkimin e Metës janë: Elda Hoti, Fatjona Dhimitri, Lefter Maliqi, Artur Rroshi dhe Adriatik Alimadhi.

Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Kuvendit.

Më 3 maj, 49 deputetë socialistë dorëzuan në Kuvend kërkesën për të nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ata e akuzojnë atë për shkelje të rëndë të Kushtetutës, mbështetje të opozitës dhe se ka shpërndarë mesazhe që nxisin dhunë.

Kjo është hera e dytë që socialistët e ndërrmarrin këtë nisëm. Nga ana tjetër, Meta është shprehur se nuk do të largohet pa i mbaruar mandati, më korrik të 2022. Presidenti është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në seancat dëgjimore të komisionit. Sipas tij, deputetët nismëtarë po iu binden urdhrave politikë.

Përbërja e Komisionit:

Kryetar

Alket Hyseni

Nënkryetar

Myslym Murrizi

Sekretar

Klotilda Bushka

Anëtar

Vasilika Hysi

Elena Xhina

Spartak Braho

Halil Jakimi

Nikolin Staka

Arlind Çarçani

Zëvëndësues

Ermonela Felaj

Xhemal Qefalia

Eugen Bojaxhi

 

Të fundit