Flash News

E-TJERA

Kuvendi nuk e pranoi si kryetare të grupit të PD-së, reagon Açka

Kuvendi nuk e pranoi si kryetare të grupit të PD-së, reagon

Flutura Açka ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, pasi nuk u pranua nga Kuvendi si kryetare e grupit parlamentar të PD.

Deputetja e PD-së ka reaguar pas këtij akti dhe tregon arsyet pse u largua nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

“Kuvendi NUK u shpreh dhe shpresoj të shprehet shpejt, sepse, siç edhe thashë në Konferencën e Kryetarëve – nga e cila u largova të mos e bëj qesharake situatës mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë –

“dy dado e vrasin fëmijën!”

Partia Demokratike nuk ndihmohet me kaos, por me distancë higjienike nga interesi personal i çdonjërit prej nesh, me përgjegjësinë politike të deleguar nga shqiptarët”, shkruan Açka.

Të fundit