Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi voton sot për imunitetin e Berishës, opozita proteston; ç’pritet të ndodhë

Kuvendi voton sot për imunitetin e Berishës, opozita proteston;

Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës të cilët kërkonin të shpallnin antikushtetuese masat ndaluese ndaj Berishës.

Sot, Kuvendi pritet të vendosë për imunitetin e kryedemokratit. Teksa në seancën plenare do të votohet për t’i hapur rrugë ose jo arrestimit të kryedemokratit Berisha, opozita do të zhvillojë protestë para Parlamentit.

Protesta do të nisë në orën 09:30. Vetë Berisha i bëri thirrje qytetarëve të çohen kundër regjimit Rama për demokracinë, familjen, nën moton “O sot, o Kurrë”.

Berisha paralajmëroi protesta edhe përpara SPAK, institucion, i cili sipas tij po amniston Ramën dhe Veliajn për aferën me inceneratorin e Tiranës.

Të fundit