Flash News

E-TJERA

“Kuzhina është e grave”,  deklarata e hoxhës ngjall reagime të shumta

“Kuzhina është e grave”,  deklarata e hoxhës

Deklarata e hoxhës së njohur në trojet shqiptare Shefqet Krasniqi se “kuzhina është e grave” ka ngjallur reagime të shumta në mediat sociale nga vajza e gra, por dhe figura të njohura.

Gjatë një interviste në Debat Plus të Dukagjinit ka thënë se kuzhina është e grave.

“Ne mburremi me gratë tona, me Shotë Galicën, nënën Zahide. Pse a s’ka burra kuzhinier që e bëjnë bukën për mrekulli më mirë se gratë? Megjithatë, ajo që është e përgjithshme në kuzhinë, se kuzhina është e grave”, tha imami Krasniqi.

Në lidhje me këtë deklaratë kanë reaguar personalitete dhe njerëz të ndryshëm duke e quajtur diskriminuese. Ai foli për “përshtatshmërinë e Kuranit me zhvillimet bashkëkohore” dhe raportin mes dy gjinive. Sipas tij “gratë e kanë vendin në kuzhinë” e “burrat në oda” dhe këto gjëra s’mund të përzihen.

Për këtë deklaratë reagoi dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duke i kujtuar atij disa nga gratë luftëtare të historisë shqiptare.

“Oda tha është për burra e kuzhina për gra. Epo, kish qenë mirë dikush me i tregu për Shotën, Xhevë Lladrovcin e shumë e shumë heroina tona”, tha Çitaku.

Të fundit