Flash News

E-TJERA

Ky është Pal Kola që u vra në TCH, për 24 dite do të mbushte 61 vjeç

Ky është Pal Kola që u vra në TCH, për 24 dite do

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën dhe mbarë vendin.  Teksa ishte në krye të detyrës në goditën e Top Channel, është qëlluar me breshëri pumbash, roja i sigurimit Pal Kola.

Teksa reagimet kanë qenë të shumta për këtë ngjarje, një reagim ka ardhur dhe nga gazetari Artan Hoxha, i cili ka publikuar dhe foton e viktimës.

Hoxha bën me dije se për pak ditë, Kola do të festonte ditëlindjen. Teksa shkruan i revoltuar, gazetari Hoxha shprehet se presidenti, kryeministri, kretarja e kuvendit, ministri i brendshëm duhet të shkundin shtetin për të kapur vrasësit dhe jo të “dënojnë” barbarinë e mesnatës.

Pal Kola, baba i tre femijeve, per 24 dite do te mbushte 61 vjeç… I punesuar roje sigurie me nje rroge qesharake, per te mbrojtur nje media kombetare, me vlere disa dhjetera milione euro…

Populli thote:”Peri keputet aty ku eshte me i holle”.. Por jo kaq i holle dreqi ta haje…Kur degjoj presidentin, kryeministrin, kryetaren e kuvendit, ministrin e brendshem, deputetet e mazhorances, te cilet ne vend te shkundin shtetin per te kapur dhe ndeshkuar vrasesit, “denojne” barbarine e mesnates, qe i mori jeten nje shqiptari, krejtesisht te pafajshem, te varfer, te keqpaguar, me vijne ndermend vetem vargjet e Migjenit:

“O, si nuk kam një grusht te fuqishem!

Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh!

Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshem…

E unë te kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh.”, shkruan Hoxha në Facebook.

 

Të fundit