Flash News

E-TJERA

Ky është shqiptari që plagosi tre grekë në Kretë

Ky është shqiptari që plagosi tre grekë në Kretë

Personi që shihni në foto është Emiliano Jakupi, 33-vjeçari shqiptar i cili u arrestua pasi plagosi 3 të rinj nga Kreta.

Gjithashtu në lidhje me ngjarjen është shpallur në kërkim edhe Nardi Idrizi, 37 vjeç nga Vlora, Jakupi mësohet të ketë deklaruar: “Ishte një sherr rruge. Unë godita me pëllëmbë. Nuk e prisja që tjetri të godiste me armë”.

Sipas burimeve ai shtoi se pas të shtënave u tremb dhe bashkë më shokun e tij hipën në makinë dhe u larguan. “Nuk e di ku është tjetri” tha ai për policinë.

Duke folur për “Kathimerini”, avokatja e tij Matina Markou u shpreh se klienti i saj është dorëzuar vullnetarisht. Sipas saj 33-vjeçari mohon të jetë përfshirë në këtë episod dhe shprehet i habitur nga reagimi i shokut të tij. Av. Markou ka shtuar se Jakupi ka pasur lidhje miqësore me Nardi Idrizin 7 muajt e fundit dhe të premten mbrëma kishin dalë së bashku, fillimisht në zonën e Vrilissit (ku u gjet edhe Fuoristrada me të cilën po udhëtonin) dhe më pas në Gazi, për t’u argëtuar.

Sipas avokates, teksa po dilnin nga një klub, makina ra në një pellg e për pasojë, viktimat e sulmit që ndodheshin në vendngjarje, u lagën. Ata janë kundërpërgjigjur dhe ka ndodhur një sherr, gjatë së cilës autori i shpallur në kërkim ka nxjerrë armën dhe ka plagosur rëndë tre prej tyre.

Av. Markou pohon se klienti i saj nuk e dinte që i bashkëakuzuari i tij ishte i armatosur dhe përpiqet të ndajë pozicionin e tij nga ngjarjen e përgjakshme. Ajo shton gjithashtu se 33-vjeçari ka precedentë të pastër penalë dhe nuk ka asnjë lidhje me qarqet e kriminelëve, siç u raportua në 48 orët e mëparshme.

Sipas mediave greke, veç plagosjes së tre shtetasve grekë, ai ishte person i shpallur në kërkim edhe lidhur me vrasjen e 40-vjeçarit nga Delvina, Pëllumb Islami, ngjarje e ndodhur në 21 shkurt 2023 në “Nea Ionia” në Athinë. Jakupi ka precedentë penalë për drogë, vjedhje makinash dhe vjedhje banesash. Ndërkohë kërkohej dhe për vrasjen e Pëllumb Islamit.

Në foton poshtë, personi në kërkim Nardi idrizi, që qelloi me armë mbi të rinjtë.

Të fundit