Flash News

E-TJERA

Laert Haxhiu transferohet në Janinë: Aldo Bare ka ofruar 1 milionë euro për të më vrarë

Laert Haxhiu transferohet në Janinë: Aldo Bare ka ofruar 1

Emri i Laert Haxhiut është lakuar së fundmi nga mediat greke, aty ku aktualisht po mbahet në burg i shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, i akuzuar për një seri veprash penale dhe krime të rënda.

Në një artikull të “Espresso”, dalin në dritë fakte të reja mbi armiqësinë e Laert Haxhiut me Aldo Baren. Sipas medias greke, Haxhiu është transferuar në burgun e Janinës, pasi ka deklaruar se Aldo Bare ka paguar 1 milionë euro për kokën e tij.

32-vjeçari është transferuar në Korydallos. Ai ka thënë para organeve të drejtësisë greke se Aldo Barre po paguan gjithçka për ta vrarë, ndërsa përmend se mes tyre ka një hakmarrje dhe urrejtje të pashuar.

Media greke i referohet edhe dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili zbardhi një seri ngjarjesh kriminale  të porositura dhe organizuara nga Laert Haxhiu.

Tafani dëshmoi se i Haxhiu ka organizuar katër kontrata vdekjeje në vendin e tij gjatë viteve 2021-2023.

Më 1 qershor 2021 u ekzekutua në Tepeleni biznesmeni Çajup Selimi. 45-vjeçari, i cili zotëronte një dyqan me shumicë me prodhime gruri, u qëllua me armë zjarri. Më 13 maj 2021 u vra në Korçë Fridman Xhaferraj. 25-vjeçari u qëllua me armë zjarri dhe më pas trupi i tij u hodh në rezervuarin e Gjançit.

Alban Semaku, 38 vjeç, u gjet i vrarë më 17 tetor 2021. Ai njihej si ‘Elton Kinezi’ dhe ishte anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjës. Albi Bashaliu u ekzekutua më 27 dhjetor 2021. 35-vjeçari u vra me armë në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Ka dyshime se krimi është kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës kishte vrarë 44-vjeçarin Albert Xhahysaj.

32-vjeçari organizoi edhe një sërë sulmesh me bomba në Tiranë dhe Durrës, ndërsa rrëfimi i të penduar tregoi se ai synonte të vriste edhe prokuroren Doloreza Musabelliu.

Të fundit