Flash News

E-TJERA

Lala: Të dhënat e aplikacionit SKY mund të sjellin një dritë të re të hetimeve për zhdukjen e Martinajt

Lala: Të dhënat e aplikacionit SKY mund të sjellin një

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për ngjarjet e bujshme të ndodhura gjatë verës.

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Lala u ndal te dosja ‘Metamorfoza’, për të cilën tha se mund të sjellë fakte të reja dhe gjithashtu emra të tjerë që mund të jenë përballë drejtësisë.

“Nga informacionet që kam, pranë autoriteteve shqiptare kanë ardhur të gjitha komunikimet që kanë pasur. Mendoj se do të ketë në nivele të larta ish-kryetarë bashkish, kryetarë që do të vihen në një masë arresti. Ka një frikë të madhe, patjetër. Është duke u parë me shumë vëmendje.

Në kuadër të operacionit “Metamorfoza” nuk u përmend Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur. Ardhja e të gjitha të dhënave nga SKY mund të japë një dritë të re të hetimeve, tha gazetarja Lala, duke shtuar: “Aleks Ndreka (Deda), nëse vendos të rrëfehet mund të japë detaje të forta. Është një personazh që duhet të ketë vëmendje më të madhe. Duhet të merret një dëshmi e leksit të Druve siç i thonë ndryshe”, tha Lala.

 

Të fundit