Flash News

E-TJERA

"Lamtumirë Leme...", 'ikja' e Muharrem Fejzos, Mevlan Shanaj dhe Reshat Arbana, dedikim prekës: I veshur bukur, luaje kitare! Miku im më i mirë

"Lamtumirë Leme...", 'ikja' e Muharrem Fejzos, Mevlan
Foto Ilustruese

Ndarja nga jeta e regjisorit të njohur shqiptar, Muharrem Fejzo, është një ngjarje e trishtë jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por për vetë artin shqiptarë.

Mes reagimeve të shumta për figurën e njohur kanë qenë edhe dy miqtë e tij më të mirë, Mevlan Shanaj dhe Reshat Arbana.

Regjisori Mevlan Shanaj u shpreh se “me ‘ikjen’ e Fejzos, ekranit i është shuar një burrë i pashëm mendje hapur”. “Iku nje njeri qe mbillte fisnikeri , buzeqeshja ishte prone e tij!”, vijon më tej Shanaj, ndërsa në mbyllje i jep lamtumirën mikut të tij, duke sjellë në kujtesë se si u njoh me të.

“Lamtumire Leme, kur te kam njohur luaje ne kitarre ! I veshur bukur! Ashtu ke mbetur per mua! Mik i miqesise se qeshur!”, përfundon Shanaj.

Ndërkaq, Reshat Arbana ka shprehur ngushëllimet e tija familjes dhe miqve të regjisorit, teksa shton se me shuarjen e tij “u shkëput një gjerdan i kinemasë shqiptare”.

“Humbja e Fejzos për mua është një lajm i trisht. U shkëput një gjerdan i kinemasë shqiptare. Kam luajtur me të tek “Fijet që Priten”. Ai ishte një prej regjisorëve më të mirë shqiptar dhe ka qenë një prej miqve të mi më të mirë. Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve të Fejzos”, shprehet Reshat Arbana.

Kujtojmë se, regjisori Muharrem Fejzo u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare teksa ishte i shtruar në një spital në Itali pasi vuante nga një sëmundje, ndërkohë që mendohet se ishte prekur dhe nga COVID-19.

"Lamtumirë Leme...", 'ikja' e Muharrem Fejzos, Mevlan

Të fundit