Flash News

E-TJERA

Lefter Maliqi: LSI del me 3 mandate të blinduara në Berat, grusht dërrmues do t’i japim Rilindjes

Lefter Maliqi: LSI del me 3 mandate të blinduara në Berat, grusht
Lefter Maliqi

Kandidati për deputet i LSI-së në Berat, Lefter Maliqi ka shprehur bindjen se partia e tij merr të paktën tre mandate në këtë qark.

Ai akuzoi kryeministrin Edi  Rama se 'vrau' PS-në për të shpëtuar oligarkët.

Maliqi shtoi se mbështetja që zotëron LSI në elektoratin e Beratit do të shihet ditën e dielë, gjatë vizitës së kryetares Monika Kryemadhi.

“Grusht dërrmues do t’i japim Rilindjes së krimit, babëzisë. Ai bën thirrje për koalicion, por nuk gjen shpëtim. Ai vrau PS për të shpëtuar nga zullumi për të shpëtuar nga oligarkët, nga krimi. Ai do dalë i përzhitur më 26.

LSI në Berat del me 3 mandate të blinduara. Do ta shikoni këtë ditën e diel, kur mijëra votues do të marshojnë për të mbështetur znj.Kryemadhin. Ne synojmë mandatin e katërt", tha ndër të tjera Maliqi në një prononcim për gazetarët.

Të fundit