Flash News
Lejoi daljen jashtë shtetit të të shpallurit në kërkim, AMP arreston policin e Portit të Durrësit
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer policie me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.
Ai akuzohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga PKK të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale.
“Në datë 22.09.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kryer ndalimin e oficerit të policisë Inspektor G.L., 23 vjeç, me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.
Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga PKK të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale”, njofton AMP.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.