Flash News

E-TJERA

Lela debat me Çanin: Ky është përfaqësuesi i PD që po lobon në Uashington

Lela debat me Çanin: Ky është përfaqësuesi i PD

Drejtori i komunikimit në PD, Alfred Lela ka debatuar me gazetarin Arian Çani sa i përket lobimit që duhet të bëjë opozita për shqetësime të ndryshme të Shqipërisë jashtë vendit.

Të  ftuar në “Euronews Albania” ku po flitet për miratimin e buxhetit të shtetit për vitin 2024 në një seancë që zgjati vetëm 7 minuta, Çani tha se edhe opozita duhet të bëjë punën e saj e të lobojë fuqishëm në Uashington e në vende të tjera, për të drejtat e deputetëve që pretendon se po shkelen.

Nga ana tjetër, Alfred Lela tha se në fakt opozita e ka një përfaqësues të sajin në aktivitetin që po zhvillohet në Uashington.

Pjesë nga debati në studio:

Arian Çani: Pse opozita sot nuk ka dy apo tre figura që të shkojnë të lobojnë në Uashington, të rrinë atje mos të vijnë fare këtu. Të shkojnë e në dy tre kancelari në Europë.

Alfred Lela: Partia Demokratike ka prej disa ditësh një përfaqësues në aktivitetin që po zhvillohet prej disa ditësh në Uashington.

Arian Çani: Po pse se thoni?

Alfred Lela: Doni edhe emrin tani? Ka sekretarin e marrëdhënieve me jashtë në Partinë Demokratike, Henri Cenon.

 

 

Të fundit