Flash News

E-TJERA

Leli takohet me pronarët e bizneseve në "Lungomare", iu shpjegon si mjek se si ndikon muzika në përhapjen e virusit

Leli takohet me pronarët e bizneseve në "Lungomare", iu

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është takuar me pronarët e bizneseve, të cilët kanë protestuar për shtyrjen e orës policore dhe moskufizimin e muzikës.

Ky takim vjen pasi kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigj pozitivisht kërkesave të tyre dhe e cilësoi muzikën e lokaleve përgjatë "Lungomares" zhurmë akustike.

Takimi është zhvilluar në mjediset e një lokali. Leli është treguar asnjëanjës dhe është shprehur se shtyrja e lejimit të muzikës për në orën 23.00 është pozitive.

Kryebashkiaku ka marrë edhe rolin e mjekut dhe iu ka shpjeguar se si ndikon muzika në përhapjen e virusit. Ai u shpreh se muzika krijon grumbullime që rrezikon më pas përhapjen e Covid-19.

“Kam ndjekur me shumë shqetësim, shqetësimin tuaj. Në momentin e parë kur u shfaqe problematika kemi bërë një takim në bashki dhe iu kërkova të sillnit dokumentacionet. Për fat të keq u përgjigjën vetëm 3 nga të gjithë bizneset. Duhet të jemi pak më shumë solidarë.

Është përcjellë në media problematika e shfaqur nga ju për orën policore. Kemi qenë në kontakt për çdo çezëm që prishet, për të gjithë ata që ju biznesin. Ju shpjegoj disa gjëra si mjek. I thashë një ekspertit të Komitetit Teknik shpjegojani njerëzve për muzikën me ze të lartë. Ju iu është krijuar ideja sikur virusi shpërndahet nga valët muzikore.

 Muzika me zë të lartë i detyron njerëzit të afrohen më shumë dhe të nxjerrin më shumë spërkla. Nuk e dimë nëse të gjithë vizitorët janë të shëndetshëm. Sa më kufizime të ketë ka grupe ekspertësh. Për fat kryeministri ka dhënë fashën e re orare që është ora 11. Nuk është një gjë e vogël, është një orë më shumë”, tha Leli.

 

Të fundit